DYLON

Lista Serbe në përkrahje të Isa Mustafës

Avatar photo Redaksia

Përderisa blloku LDK, AAK dhe Nisma, si dhe PDK-ja po bëjnë përpjekje për mbledhjen e sa më shumë votave për seancën e 12 shtatorit, lista Serbe tashmë ka dalë në përkrahje të Isa Mustafës. Zyrtarë të kësaj partie i kanë thënë Radio Kosovës se në seancën e së premtes kjo listë do të votojë pro Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit.

Aktorët politik i kanë shtuar intensivisht bisedimet ditëve të fundit në përgatitje të seancës së 12 shtatorit, ku pritet të zgjidhet edhe kryetari i Kuvendit. Blloku LDK, AAK, Nisma së fundi i kanë përafruar qëndrimet e tyre për nënshkrimin marrëveshjes, në mënyrë që edhe Vetëvendosje t`i bashkohet koalicionit pas zgjedhor. Në anën tjetër, lista serbe tashmë ka konfirmuar se do ta përkrah kandidatin që do të nominohet nga koalicioni LDK, AAK dhe Nisma.

EkoHigjiena

Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën, vet kryetari listës Serbe Aleksander Jablanoviq, i cili ka thënë se kjo listë edhe më 17 korrik e ka votuar Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit.

Më tepër: http://www.rtklive.com/?id=2&r=3923

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.