Lista e AKR-së vlerësohet lartë nga qytetarët

Lista e AKR-së vlerësohet lartë nga qytetarët

Shefja e Shtabit Zgjedhor të AKR-së, Dega në Gjilan, Vana Jerliu Ramadani, ka takuar kandidatët për Kuvendin Komunal nga lista e AKR-së, në të cilin takim është bërë një përmbledhje e deritanishme e fushatës së kandidatëve, me çka u konstatua se të gjithë ata janë duke bërë një fushatë të një niveli të lartë gjatë shpalosjes së programit të AKR-së.

“Po marrim komplimente të vazhdueshme nga qytetarët por edhe nga anëtarë të partive tjera për listën tonë, një listë me emra në qytet dhe me profesione të fushave të ndryshme, me çka do të vërtetohet me votën e qytetarit në zgjedhje e 22 tetori”, tha Vana Jerliu – Ramadani.

Mes tjerash, ajo shtojë se, në përgjithësi ekziston një klimë e mirë e fushatës në këto zgjedhje dhe energji shumë e madhe dhe pozitive tek kandidatët e AKR-së, ku shtabi zgjedhor është i kënaqur me punën e bërë të secilit kandidat deri më tani.

Shefja e Shtabit ka thënë tutje se po vërehet që në këto zgjedhje votuesit kësaj here kanë një qasje tjetër ndaj partive politike dhe kandidatëve, ku shihet se më qytetarët nuk i kushtojnë rëndësi mbushjes së palestrave të sporteve, sepse ato përkasin sportit dhe adhuruesve të sportit, por po vlerësojnë programin e partive politike.

“AKR-ja dallon dukshëm në këtë aspekt dhe po ashtu edhe me kandidatët e saj, me çka ne jemi një shembull për listën që kemi në këto zgjedhje”, ka thënë ajo.

Gjatë bashkëbisedimit, të gjithë kandidatët gjatë fjalës se tyre e falënderuan Vana Jerliu-Ramadani për angazhimin e saj dhe punën e deritanishme në udhëheqjen e shtabit të AKR-së, Dega në Gjilan.

KOMENTE