DYLON

Lironi trotuaret, përndryshe ju presin gjobat!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, ka nisur sot një aksion për lirimin e hapësirave publike – trotuaret nga bizneset, disa prej të cilave i kanë vendosur produktet e tyre dhe kanë bllokuar qarkullimin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça me bashkëpunëtorë, ndërsa është shprehur se nuk do të ketë tolerime për askënd që i promovon artikujt jashtë normave të lejuara.

EkoHigjiena

“Sot jemi në këtë aksion për lirimin e trotuareve nga bizneset që po i qesin artikujt e tyre në kundërshtim me ligjin. U bëjë apel të gjitha bizneseve që t’i largojnë vetë produktet që i e pamundësojnë qarkullimin e qytetarëve, përndryshe nuk do të ketë tolerime dhe do të ketë gjoba të ashpra ndaj të gjithë atyre që e thejnë ligjin”, ka thënë Korça.

Ai ka bërë të ditur se vërejtje u janë dërguar të gjitha bizneseve të komunës së Gjilanit që i kanë bllokuar trotuaret dhe inspektorët do të veprojnë me kohë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.