(2LONLINE) – Ka filluar lirimi i hapësirës te objekti i shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati” duke u larguar kështu pengesat të vendosura nga KFORI, që prej 15 vite më parë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani nga afër inspektoi punimet dhe theksoi se në këtë hapësirë planifikohet të rregullohet një park, që ai do të ketë hapësira gjelbëruese , lodra për fëmijë, ulëse për pushim, ndriçim publik, asfaltimi i rrugës.
“Qytetarët tonë do të mund ta shfrytëzojnë këtë park i cili do ti përmbush të gjitha kushtet për pushim, rekreacione të ndryshme të banorëve që jetojnë afër kësaj hapësire, dhe qytetarëve të tjerë” , ka thënë kryetari Sinani. /2lonline/