DYLON

Lirohen nga akuza ish drejtori ekzekutiv dhe ai i administratës së Spitalit

Lirohen nga akuza ish drejtori ekzekutiv dhe ai i administratës së Spitalit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i trupit gjykues pas shikimit me kujdes të gjitha shkresave të lëndës ka gjetur se në rastin konkret, nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat do të mbështetet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e palës mbrojtëse ndaj të pandehurve B. G. dhe H. H. të cilët lirohen nga akuza për veprën penale: keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri B. G. në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan dhe H. H. në cilësinë e Drejtorit të Administratës së Spitalit, janë akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, që duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat zyrtare, me qëllim që të përfitonin çfarëdo dobie pasurore për vete apo për personin tjetër apo që ti shkaktonin dëme personit tjetër, me dashje nuk kanë kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj.

EkoHigjiena

Mirëpo, kryetari i trupit gjykues pas shikimit me kujdes të gjitha shkresave të lëndës ka gjetur se në rastin konkret, nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat do të mbështetet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale.

Palëtgëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.