Lirimin e Haradinajt e kërkojnë edhe punëtorët e Hidromoravës

Lirimin e Haradinajt e kërkojnë edhe punëtorët e Hidromoravës

Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit” Hidromorava”, në Gjilan, janë tubuar para objektit të kësaj kompanie ku kanë qëndruar për më se gjysmë ore, në shenjë solidarizimi me ish kryeministrin e Kosovës, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, duke thënë se ai po mbahet padrejtësisht në Francë dhe se sa më parë atij duhet t’i mundësohet kthimi në vend.

Pas qëndrimit 30 minutash, në përkrahje dhe kërkesë për lirimin, siç thanë ata, të heroit të luftës Ramush Haradinaj, ata iu janë kthyer punëve të përditshme.

Përndryshe, kryetari i sindikatës, Orhan Selmani tha se Ramush Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë dhe ai duhet sa më parë të lirohet dhe t’i mundësohet kthimi në vend, shkruan 2LONLINE.com..

Ai bëri të ditur se sindikata e Hidromoravës, për këtë veprim të tyre mbështetës për Haradinajn, pati përkrahjen edhe të kryeshefit ekzekutiv, Muhamed Suliqi, të menaxhmentit si dhe të të gjithë punëtorëve të Kompanisë.

Haradinaj është ndaluar në Colmar të Francës, për më shumë se dy muaj.

KOMENTE