DYLON

Liridon Ahmeti drejtor i ri sportiv i SC Gjilani

Liridon Ahmeti drejtor i ri sportiv i SC Gjilani
Avatar photo Redaksia

Drejtues të SC Gjilanit kanë bërë me dije se Liridon Ahmeti është emëruar Drejtor Sportiv i klubit.

Ahmeti emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave në fushën e menaxhimit sportiv, teksa së fundmi ka ushtruar pozitën e drejtori sportiv te Klubi Futbollistik Vushtrria.

EkoHigjiena

SC Gjilani përmes komunikatës zyrtare ka bërë me dije se ky emërim vjen si pjesë e strategjisë së klubit për forcimin e strukturave drejtuese, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të klubit.

“SC Gjilani i uron suksese Liridon Ahmetit në këtë detyrë të rëndësishme dhe shpreh besimin se bashkëpunimi i ndërsjellë do të kontribuojë në arritje të reja sportive për klubin”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim dhe Komunikim të SC Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.