Mos lejo të të tregojnë të tjerët se si duhesh të jetosh. Jeto ashtu siç mendon sesi duhesh të jetosh – sipas bindjes tuaj- kjo është rregulla e cila vije nga filozofia. Njeriu duhet të vendos nganjëherë kundër vlerave dhe normave të shoqërisë.
Shkruan: Zejnullah Jakupi
Nganjëherë ose gjithë kohën i duhet t´i respektojë këto norma. Nëse i respekton, u nënshtrohesh atyre. Kur shoqëria e kishte gabim dhe njerëzit, pavarësisht se nuk dëshironin, e përkrahnin, ose ishin të detyruar ta mbanin gjallë komunizmin, ta mbanin gjallë dikaturën, t´i bindeshin në mënyrë absolute pushtetit racor, diktatorial, fashist apo nacist, stalinist etj, bëheshin varrë, vrasës dhe viktimë gjithashtu i veprimeve të veta. Pra, a nuk jemi ne vetvetiu ajo forca, ai vullneti për ta robëruar vetveten, me dëshirën tonë? Po si është situata sot, në ditët tona?
Pengesat natyrore, fatkeqësitë natyrore, viruset (pandemia globale COVID-19), gjendja klimatike, ajri, uji, toka, zjarri, janë vet natyra, të cilën njeriu e ka robëruar. Njeriu ka ardhur në këtë botë me këtë mision; ta sundojë dhe ta mbizotëroj natyrën. Ai gjithë kohën, mundohet ta robërojë dhe më në fund ta shkatërroj vetveten. Njeriu është i lirë, por njëkohësisht ai u bë dhe do bëhet sklav i vetvetes. Njeriu është një projekt i të ardhmes, një ideal, një krijim social njëkohësisht qenie njerëzore dhe humane. Ai është hedhur një herë në botë dhe është përgjegjës për atë që bën. Ai nuk nuk u krijua nga vetvetja, por nga Perëndia, ai nuk zgjodhi atë, qenien e tij, por as nuk vendosi kundër tij.
M. Foucault, filozof francez, përfaqesues i poststrukturalizmit thotë njeriu nuk është një individ autonom – i lirë, por subjekt i pafuqishëm, i robëruar. Njeriu i krijojë shtetin, normat dhe vlerat. Filozofia, arti dhe feja, janë ato që e bëjnë njeriun më të përsosur. Shteti, ky ideal i rregullimit njerëzor, i dha një ide racionale njerëzimit. Kjo ishte idja e Platonit. ´Politea´, është utopia e parë e cila ju diktua njerëzimit përmes Platonit. Shteti, do thotë më shumë se një filozofi, ai është drejtësia vet. Shteti u ndërtua mbi themele të forta (ligjet) që t´i mbijetojë të gjitha kohërave. A po qeveriset shteti nga më të mirët? Ata, elita, ose elitës i kemi dhënë kompetencë jetësore, ata nuk janë vetem liderët tanë politik, por ata janë edhe liderët tanë shpirtëror. Ata, pra liderët, janë përfaqësuesit tanë. Ata janë aty ku janë, për të na treguar neve njerëzve- popullit (turmës) rrugën, për të na mësuar se si duhet të jetojmë, ata na përfaqësojnë. Ky mbeti një ideal, i cili deri në ditet, nga koha e Platonit vazhdon ti fascinojë njerëzit. Çfarë rastësie, Glauku ishte vëllaun i Platonit ne kohën antike. Ky i fundit (Platoni) e parashihte një jetë askeze për ata që qeverisin për të penguar keqpërdorimin e pushtetit. Glauku i ditëve tona me kryeshefin po pastrojnë bordet nga keqpërdorimet, po i bëjnë riemërimet. Për 50 ditë qeverisje në hije nuk mund të krijohet elita e Platonit, por nuk mund të bëhet as jeta askeze brenda llojit për të trashëguar elitat më të mira, të cilat do të duhej pastaj t´i shërbenin shtetit. Shërbyesit e shtetit tani nuk do kenë mundësi të marrin 5 vite mësim në filozofi dhe 15 vite tjera të shërbejnë në instucione, ndërsa e mësuam se njeriu e arrin moshën e pjekurisë filozofike kur i mbush të 50-tat e tutje.
Si e sheh botën, shtetin, pushtetin M. Foucault?
Filozofi francez na sjell në shekullin e ri, edhe pse nuk jeton më, të diturat dhe të paditurat, rendin e gjërave, sjell mendimin i cili ndikohet nga ligjërimi i sistemit pan-optik të prodhimit të së vërtetës sociale. Tani duhet ta dijmë, siç na thotë Foucault, se nuk ka diçka të tillë si gjendje natyrore. Ajo përcaktohet vetëm nga ne, nga shteti, nga normat. Dikur, në kohën mesjetare, çmenduria ishte në mode, ajo tolerohej. Çmenduria ishte pjesë e shoqërisë. Në kohën e Rilindjes (në renesancë) njerëzimi shpiku metoda të reja. Të çmendurit dërgohen në spitale psikiatrike. Njerëzit, shteti, shoqëria mendonte se këta duhet të mbylleshin në qeli, në spitale, sepse do i infektonin njerëzit e shëndosh. Në kohen antike llafazanët nuk ishin të çmendur. Oratorët si Sokrati rrëfenin, diskutonin. Nuk kishin pasuri, por vetëm biseda dhe filozofi. Në kohët moderne filozofët ishin të depresuar, të pa fat, pa pasuri dhe përfunduan në psikiatri. Por, i lanë shumë pasuri filozofike njerëzimit mbarë. Për mendime Sokrati u helmua. Ai e pranoi si denim të merituar helmin, sepse kishte thyerë rregullat e shoqërisë, i kishte ´shkelur´ ato. Atij ju dha helm, ju shkatërrua trupi. Ai vdiq fizikisht, por shpirti i jetoi. Ajo kohë e pa kohë e dënoi vetë