DYLON

Liria nuk ishte diçka abstrakte për Zijahun

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot 31 vite më parë ndërroi jetë në burgjet famëkeqe të Beogradit një ndër figurat emblematike të Lëvizjes për Çlirim Kombëtar Zijah Shemsiu. Formësimi dhe koncepti politik, ishin koncept i vullnetit qytetarë, ku proceset ishin pjesë e lëvizjes politike e shtresimit të saj në formimin e konceptit shtetformues.

Kështu shprehet Izmi Zeka, historian, sipas të cilit nga ga ky shikim, liria nuk ishte diçka abstrakte për Zijahun, ajo ishte vullnet i qytetarëve i jetës së tyre, andaj nuk ishte diçka individuale.

EkoHigjiena

“Një qasje e rëndësishme dhe që e portretizon figurën e Zijahut, shihet qartë edhe kur thekson ” …I kam provuar të gjitha në jetë dhe askund nuk e kam gjetur vetën, vetëm në lëvizje unë jam ai që jam, vetëm aty e kam gjetur vetën dhe e ndjejë vetën mirë””, thotë Zeka.

Ai shton tutje se nga kjo qasje shihet qartë mendimi progresist, një pikëpamje tejet kohore e sublimuar mbi dy çështje mjaftë domethënëse së pari, jeta ka kuptim ,vetëm aty ku ndërgjegjja ngritët mbi interesat personalen dhe së dyti, në formë kushtrimi, se vetëm një lëvizje e përmasave kombëtare mund të reflektoj ritmin e ecjes. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.