DYLON

Liqeni i Gazivodës nuk do të lejohet të bëhet pjesë e bisedimeve të Brukselit

Avatar photo Redaksia

Udhëheqja e delegacionit të Kosovës për bisedime teknike me Serbinë i ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë rreth Liqenit të Gazivodës. Tahiri ka thënë se liqeni i Gazivodës nuk do të lejohet të bëhet pjesë e bisedimeve të Brukselit. Sipas saj, këto janë vetëm propaganda serbe.

“Kam deklaruar edhe më herët dhe po e përsëris prapë, ju siguroj se çështja e Gazivodës dhe e asnjë aseti shtetëror të Kosovës as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë kurrë temë e këtyre bisedimeve. Kjo është vetëm propagandë e palës serbe”, është shprehur Tahiri, transmeton Epoka e Re.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.