DYLON

Limonata që largon stresin dhe kthen disponimin

Avatar photo Elife Sherifi

Shafrani është bimë e cila është përdorur në mjekësinë tradicionale kineze dhe atë Ayurvedic me shekuj të tërë, ndërkaq edhe shkenca e sotme dëshmon se është një prej ilaçeve më të fuqishme natyrale.

Vetitë e veta të forta mjekësore mund të përdoren për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë aneminë, kancerin, sëmundjen e Alzheimerit, gurët në fshikëz, gripin, diabetin, diarrenë, hemorroidet, inflamacionin e nyejve, osteoartritin, bronkitin, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, arterosklerozën, etj.

Përveç kësaj është dëshmuar shkencërisht se shafrani përmirëson shëndetin mendor, pasi përbërësi i vet kryesor, curcuma përmirëson disponimin, largon stresin dhe trajton depresionin.

EkoHigjiena

Përbërësit:

Katër lugë gjelle rrënjë e freskët shafrani. Gjysmë gote lëng të freskët limoni. Pesë gota ujë. Tri lugë gjelle mjaltë. Dy lugë çaji xhenxhefil

Përgatitja:  Vloni ujin, përzieni xhenxhefilin dhe shafranin në një kavanoz qelqi, ndërkaq hidhini sipër ujin e vluar dhe lëreni ashtu për pak minuta dhe më pas shtojini mjaltin. Përziejeni dhe pastaj shtoni lëngun e limonit. Lëreni të ftohet dhe shijojeni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.