Në prag të derbit lokal më të madh në vend, FC Drita – SC Gjilani, kapitenii Dritës, Ardian Limani foli para gazetarëve për përgatitjet e fundit dhe pritshmëritë nga derbi lokal.
Duke folur për rëndësinë e derbit, kapiteni i Dritës, Ardian Limani tha se do të luftojnë për tifozët që nuk do të jenë prezentë në stadium.
“Për shkak kohës së shkurtë nuk kemi mundur të analizojmë shumë kundërshtarin, por e dijmë cfarë force kanë dhe ne jemi të përqëndruar në forcën tonë. Nëse ne arrijmë të dalim te loja jonë atëherë nuk ëshë problem kundërshtari. Mendoj se nuk është atmosfera e njejtë në derbi për shkak të mungesës së tifozëvë, por ne e dijmë rëndësinë e ndeshjes dhe pikëve kështu që do ta japim maksimumin që ta fitojmë atë”, theksoi kapiteni Limani.
Sipas tij derbi pa tifozë po zbehet dhe është hendikep edhe për futbollistët në fushë.
“Ne jemi në cilësinë e vendasit dhe kur kemi përkrahje të “Intelektualëve” na shtyjnë përpara dhe gjithmonë kur ata janë prezentë ne kemi rezultate më të mira. Ne si futbollistë kemi bërë kërkesë që ndeshja të zhvillohet diku tjetër, por Federata është përgjigjur që është e pamundur dhe ne duhet të pajtohemi me këtë fakt. Mirëpo ajo që e dimë është që sytë i kanë të gjithë te ne, dhe do të luftojmë për ta, që t’i shpërblejmë me fitore, sepse e dijmë që edhe ata e vuajnë faktin që do të mungojnë në stadium theksoi Limani. /2LONLINE/
FC Drita – SC Gjilani
E diele, ora 13:00