• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Limani: Derbi lokal pasuria e qytetit, do të luftojmë për tfiozët kudo që janë

Redaksia 2LONLINE 9 Nëntor, 2022 4 min
 Limani: Derbi lokal pasuria e qytetit, do të luftojmë për tfiozët kudo që janë

Në konferencën për media një ditë para derbit lokal,  SC Gjilani – FC Drita,  klubi bardhekaltër ka dhënë informatat e fundit rreth përgatitjeve dhe pritshmërive për ndeshjen derbi.

Kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe kapiteni, Ardian Limani thanë se skuadra e Dritës është gati dhe atmosfera në klub është e mirë derisa fitorja është objektivi i vetëm.

Trajneri Nuhiu theksoi se dihet pesha e derbit dhe për këtë ka përgatitur skuadrën për të dhënë më shumë se maksimumin.

“Do ta trajtojmë me shumë përgjegjësi, sepse e dijmë se cfarë do të thotë të fitohet derbi për qytetin dhe sa e vecantë është për tifozët. Jemi munduar të studiojmë ekipin kundërshtar dhe ta përgatisim skuadrën tonë, për cka jam i bindur se futbollistët janë të vetëdijshëm dhe do të bëjnë maksimumin për të dal fitues. Jemi të vetëdijshëm se kundërshtari ka cilësi, por ne duhet ta trajtojmë me shumë përgjegjësi dhe të japim më tepër se maksimumin, për cka motivi te skuadra ekziston dhe presim të shohim nesër”, ka thënë Nuhiu.

Ndërkaq, kapiteni,Ardian Limani ka thënë se ndonëse derbi pa tifozë është i zbehtë, brenda skuadrës ndihet rëndësia e ndeshjes.

“Mendoj se derbi pa tifozë është shumë më i zbehtë, por brenda ekipit e dijmë se sa vlerë ka ky derbi dhe kjo fitore. E dijmë se tifozët nga kudo që janë do ta shikojnë ndeshje. Mirëpo, brenda në stadium nëse nuk ka atmosferë dhe adrenalin është mungesë e madhe, por ne jemi të përgatitur edhe për këtë gjë. Pavarësisht mungsës së tifozëve, ne duhet ta pranojmë këtë fakt sepse nuk është punë e jona dhe duhet të fokusohemi vetëm te futbolli. Edhe derbin e kaluar e kemi zhvilluar pa shikues, por duhet të pajtohemi me këtë fakt sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Prandaj, duhet që nesër ta bëjmë maksimumin tonë, ta fitojmë ndeshjen për tifozët tanë kudo që janë”, ka thënë Limani.

Për ndeshjen derbi, fitoren dhe ecurinë e kampionatit kryetrajneri, Ardian Nuhiu potencoi se llogaritë do bëhen në fund.

“Nuk diskutohet që ne kërkojmë maksimumin dhe pikët e plota ndeshje për ndeshje. Nuk do ta mendoj asnjëherë humbjen, por do të kem gjithmonë mendim pozitiv dhe fitoren. Llogarit do i bëjmë në fund, sepse kemi edhe tri ndeshje në kampionat dhe duhet përgatitur cdonjëra në maksimum. Do ja lëmë kohës që të përfundojnë gjitha ndeshjet pastaj shohim ecurinë e skuadrës sonë. Mendoj se është krijuar një skuadër e mirë me shumë stabilitet, një projekt i nisur që do vazhdojë e do shkojë deri në fund. Me mbështetje nga drejtuesit dhe futbllistët që bëjnë punën e tyre gjatë gjithë vitit skuadra është brenda objektivit. E kemi ditur se do të ketë vështirësi, por duhet të vazhdojmë të përgatiisim dhe t’i marrim ndeshjet një nga një”, përfundoi Nuhiu.

Ndërsa, kapiteni Limani ka theksoi faktin se në mungesë të stadiumit, derbi lokal po zbehet nga një pasuri që e kishte qyteti.

“Në këto përballje nuk merret parasysh as pozita aktuale dhe pikët, sepse në fushë është luftë e madhe. Në mungesë të infrastrukturës e stadiumit është e dhimbshme që kjo pasuri e qytetit po zbehet”, ka përfunduar Limani.  /2LONLINE/

Etiketa:Ardian Limani Ardian Nuhiu derbi FC Drita futboll Gjilan rekomandojmë SC Gjilani sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë substancë narkotike

30 Janar, 2023
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë substancë narkotike

30 Janar, 2023

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023

AAK, me departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor

29 Janar, 2023

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze

29 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com