Në konferencën për media një ditë para derbit lokal, SC Gjilani – FC Drita, klubi bardhekaltër ka dhënë informatat e fundit rreth përgatitjeve dhe pritshmërive për ndeshjen derbi.
Kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe kapiteni, Ardian Limani thanë se skuadra e Dritës është gati dhe atmosfera në klub është e mirë derisa fitorja është objektivi i vetëm.
Trajneri Nuhiu theksoi se dihet pesha e derbit dhe për këtë ka përgatitur skuadrën për të dhënë më shumë se maksimumin.
“Do ta trajtojmë me shumë përgjegjësi, sepse e dijmë se cfarë do të thotë të fitohet derbi për qytetin dhe sa e vecantë është për tifozët. Jemi munduar të studiojmë ekipin kundërshtar dhe ta përgatisim skuadrën tonë, për cka jam i bindur se futbollistët janë të vetëdijshëm dhe do të bëjnë maksimumin për të dal fitues. Jemi të vetëdijshëm se kundërshtari ka cilësi, por ne duhet ta trajtojmë me shumë përgjegjësi dhe të japim më tepër se maksimumin, për cka motivi te skuadra ekziston dhe presim të shohim nesër”, ka thënë Nuhiu.
Ndërkaq, kapiteni,Ardian Limani ka thënë se ndonëse derbi pa tifozë është i zbehtë, brenda skuadrës ndihet rëndësia e ndeshjes.
“Mendoj se derbi pa tifozë është shumë më i zbehtë, por brenda ekipit e dijmë se sa vlerë ka ky derbi dhe kjo fitore. E dijmë se tifozët nga kudo që janë do ta shikojnë ndeshje. Mirëpo, brenda në stadium nëse nuk ka atmosferë dhe adrenalin është mungesë e madhe, por ne jemi të përgatitur edhe për këtë gjë. Pavarësisht mungsës së tifozëve, ne duhet ta pranojmë këtë fakt sepse nuk është punë e jona dhe duhet të fokusohemi vetëm te futbolli. Edhe derbin e kaluar e kemi zhvilluar pa shikues, por duhet të pajtohemi me këtë fakt sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Prandaj, duhet që nesër ta bëjmë maksimumin tonë, ta fitojmë ndeshjen për tifozët tanë kudo që janë”, ka thënë Limani.
Për ndeshjen derbi, fitoren dhe ecurinë e kampionatit kryetrajneri, Ardian Nuhiu potencoi se llogaritë do bëhen në fund.
“Nuk diskutohet që ne kërkojmë maksimumin dhe pikët e plota ndeshje për ndeshje. Nuk do ta mendoj asnjëherë humbjen, por do të kem gjithmonë mendim pozitiv dhe fitoren. Llogarit do i bëjmë në fund, sepse kemi edhe tri ndeshje në kampionat dhe duhet përgatitur cdonjëra në maksimum. Do ja lëmë kohës që të përfundojnë gjitha ndeshjet pastaj shohim ecurinë e skuadrës sonë. Mendoj se është krijuar një skuadër e mirë me shumë stabilitet, një projekt i nisur që do vazhdojë e do shkojë deri në fund. Me mbështetje nga drejtuesit dhe futbllistët që bëjnë punën e tyre gjatë gjithë vitit skuadra është brenda objektivit. E kemi ditur se do të ketë vështirësi, por duhet të vazhdojmë të përgatiisim dhe t’i marrim ndeshjet një nga një”, përfundoi Nuhiu.
Ndërsa, kapiteni Limani ka theksoi faktin se në mungesë të stadiumit, derbi lokal po zbehet nga një pasuri që e kishte qyteti.
“Në këto përballje nuk merret parasysh as pozita aktuale dhe pikët, sepse në fushë është luftë e madhe. Në mungesë të infrastrukturës e stadiumit është e dhimbshme që kjo pasuri e qytetit po zbehet”, ka përfunduar Limani. /2LONLINE/