Kreu i NISMA-s për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se tallje dhe përqeshje me viktimat do ta quajnë të gjithë ekspertët e drejtësisë deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçit kur tha se do ta padisim Serbinë, e do të hetohen krimet serbe në Gjykatën Ndërkombëtare.
Për më tepër, ja postimi i plotë i Limajt në facebook.
Qytetarë të dashur,
Tallje dhe përqeshje me viktimat do ta quajnë të gjithë ekspertët e drejtësisë deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, kur tha se do ta padisim Serbinë, e do të hetohen krimet serbe në Gjykatën Ndërkombëtare.
Asnjëherë më krimet e masakrat që ka kryer shteti serb në Kosovë nuk do hetohen, e as nuk do të gjykohen nga gjykatat ndërkombëtare, sepse kjo temë është mbyllur për shtetin serb me përfundimin e mandatit të Gjykatës së Hagës.
Paraqitja e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tregon se në vendin tonë jemi duke parë diplomaci në shërbim të interesit individual, e asnjëherë në shërbim të shetit, tash e shtatë vjet, fatkeqësisht!
F. LIMAJ