Deputeti i Nismës Fatmir Limaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverisë aktuale jo aq për punën për 100 ditë por më shumë për atë se Qeveria aktuale vetëm e ka vazhduar me stilin e qeverisë së kaluar.
Sipas Limajt e vetmja shkëndijë për këto 100 ditë është se kryeministri aktual është më i sinqertë sesa paraardhësi i tij Hashim Thaçi.
Limaj tha se Mustafa bile e tha të vërtetën se FAK-u s’mund të shkojë në veri edhe se nuk do të ketë rritje pagash.
Sipas deputetit të Nismës më e rënda është sistemi i drejtësisë e cila sipas tij është para kolapsit.
Ish-komandanti i UÇK-së që dikur ka qenë në partinë e Thaçit tha se Qeveria është përballë me [protesta dhe demonstrate të cilat sipas tij kanë ardhur si pasojë e kabinetit qeveritar.
Limaj tha se protestat e punëtorëve janë bërë si pasojë e premtimeve të rrejshme elektorale ndërsa ato që pati edhe dhunë u nxitën nga kabineti qeveritar, ku një ministër e shkaktoi tërë këtë.
Limaj po ashtu kritikoi për numrin e madh të ministrive ndërsa është marrë edhe me mediat.
Sipas tij gazetarët janë të frikësuar politikisht ndërsa televizioni shtetëror sipas tij nuk është as i Qeverisë por i disa individëve.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=26037