DYLON

Limaj: Problem për Kosovën është funksionimi i ligjit

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se problem për Kosovën është funksionimi i ligjit.

“Kosova vuan për shtet ligjor, ka për të vuajtur ende për shtet ligjore. Kosova vuan për njerëzit e saj të cilët duhet për të vendosur për këtë shtet”, ka thënë Limaj.

EkoHigjiena

Limaj u është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të Fatmir Spahiut për Qeverinë dhe liberalizmin e vizave.

Sipas tij, do të ishte mirë që sa më shpejt të shkojë kjo Qeveri dhe të ndodhë sa më shpejt liberalizimi i vizave.

Limaj, në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në RTK ka treguar se që gjashtë vjet nuk është në shoqëri me ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se hera e fundit që janë shoqëruar me presidentin Thaçi ka qenë viti 2010 ose 2011. “Jemi takuar ndonjëherë kështu, por pas 2010-s apo 2011-s për shoqëri dhe muhabet jo”, ka thënë Limaj.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=72106

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.