Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që sa më shpejt të ulen në një tryezë të përbashkët për të ndërtuar në agjendë për shkuarjen në zgjedhje.
Ai ka thënë për “Epokën e Re” se e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës janë zgjedhjet e parakohshme.
Limaj ka mohuar se me shkuarjen e liderit të AAK-së tek presidentja opozita është përçarë. Sipas tij, opozita është më e bashkuar se kurrë.
Ai ka bërë me dije se opozita është duke u mobilizuar për protestën e 17 shkurtit e cila do të jetë gjithëpopullore dhe paqësore