DYLON

“Like“-ja e penalizuar!

“Like“-ja e penalizuar!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Zejnullah Jakupi
 
Edhe për një „Like“ që ja bënë dikujt në rrjetet sociale mund të rezultoj penalizimi në Gjermani. Kujdes! A ne shqiptarët nuk bëhemi merak fare për gjëra të tilla, simbolike- flini të qetë!!!

Për X-in dhe Y-in mbi 40 vite përvojë pune në gazetari, po e ndaj me ju publik i nderuar, miq e mikesha në FB dhe gazeta online, t´ju tregoj se jo vetëm fyerja klasike, shpikja me fjalët që i thoni ose i themi në TV, gazeta online, në rrjetet sociale, por edhe klikimi me „ LIKE“ e „pëlqej“ konsiderohet në Gjermani si vepër penale- gjëgjësisht mund të rezultojë me penalizim.

EkoHigjiena

Sipas Christian Solmecke, specialist i internetit i cili punon për firmën ligjore të Këlnit, WBS Law, thotë se në Gjermani mund të vërehen gjithnjë e më shumë ndjekje penale të klikimeve “Like”. “Megjithatë, ende nuk është sqaruar nga gjykata më e lartë nëse “pëlqimi” në Face Book apo në rrjetet tjera sociale, mund të jetë vërtet i dënueshëm. Vetë ligji nuk thotë asgjë për këtë, por ligjet mund të interpretohen”, shpjegon Solmecke. Avokati vazhdon: “Arsyetimi që qëndron pas kësaj është se “like”-i miraton një koment të dënueshëm, sepse shprehet se është dakord me deklaratën dhe e mbështet atë. Kjo mund të rezultojë në penalizimin e pëlqimit sikur ta kishin bërë vetë deklaratën”. Një „ Like“ është miratim publik.

Prokurori i Përgjithshëm Dr. Jürgen Brauer ka deklaruar për gazetën „Stern“: “Jo çdo Like është e rëndësishme sipas ligjit penal. Megjithatë, përgjegjësia penale sipas nenit 140 nr. 2 të Kodit Penal (për faljen e një krimi) mund të merret parasysh nëse një postim që miraton dhe lavdëron vrasjen e dy oficerëve të policisë pra, kur e miratojnë publikisht. Kjo mund të bëhet edhe duke “pëlqyer” (ose duke i dhënë një bravo me gishtin tregues ose të ngjashme ?), sepse përdoruesi miraton në këtë mënyrë deklaratën, mbështet autorin (kryerësin e veprës) dhe rrit ndikimin e postimit.”

Tematizimi për të cilin bëhet fjalë pse është bërë „ LIKE“ penalizuese sipas gazetës „Stern“ erdhi pasi në fund të janarit 2022, dy oficerë, një oficere policie 24-vjeçare dhe kolegu i saj, një kryeinspektor 29-vjeçar, u qëlluan për vdekje gjatë një kontrolli trafiku në një rrugë qarku pranë qytetit të rrethit Kusel. Hetimi për rastin është në vijim, ndërsa autoritetet kanë shënjestruar edhe mesazhet e urrejtjes për të ndjerin në rrjetet sociale për t´i ra në gjurmë krimit, atyre që kanë shpërndarë urrejtje, nxitje të krimit ose solidarizohen me krimin (Citatet e huazuar nga autori Ch. Hensen botuar në revistën gjermane STERN me datën 21.06.2022).

PS: Shtrohet pyetja: Pse të mos vlej edhe për shqiptarët, për media ekspertët tanë, e sidomos për ata që thonë; Jo nuk bënë të bëhet një krahasim i tillë se ne nuk jemi në Gjermani plus, kjo bie ndesh me lirinë e shprehjes dhe natyrisht nuk e parasheh ligji, pra, nuk shkruan askund, nuk gjendet në asnjë ligj, nen, paragraf të ligjeve të Kosovës!!! A po a?! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.