Likaj kërkon të respektohen masat kundër COVID-19, që t’i mbajmë shkollat hapur

Likaj kërkon të respektohen masat kundër COVID-19, që t’i mbajmë shkollat hapur

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ramë Likaj i ka lutur nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë pjesëmarrësit në shkollë, të kenë kujdes e t’i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit në mënyrë që të mos vijë deri te mbyllja e institucioneve arsimore, në kohën kur vendi po përballet me shtim të vazhdueshëm të rasteve të reja.

Ja postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook.

“Paçi kaluar fundjavë të qetë! E hëna, ditë mësimi dhe ju lutem shumë, nxënës, mësimdhënës, prindër dhe të gjithë ju pjesëmarrës në shkollë, të keni KUJDES!

COVID-19 është mes nesh, madje me shifra të larta. Duke respektuar rregullat, ndihmoni veten dhe të tjerët, ndihmoni arsimin dhe kështu do të mbajmë shkollat hapur për Fëmijët, për Ne, për Kosovën!”. /2LONLINE.com/

KOMENTE