Ligji për të mosluftuar jashtë Kosovës, është ligj antikombëtar dhe duhet hequr
Erald SELCA
Kombi Shqiptar është i ndarë dhe si i tillë kombi ynë kurrë nuk do ndaloj përpjekjet për çlirim dhe Bashkim Kombëtar, 100 vite me parë në Londër na copëtuan për të disaten herë në 6 shtete por ne nuk u ndalem dhe nuk do ndalemi kurrë në bërjen e Shqipërisë Etnike .
Parimisht jam kundër shkuarjeve në Siri dhe Irak kundër vrasjeve të kota të rinisë sonë nëpër shkretetira e kauza të huaja, por jam që ne të mos ndalohemi të luftojmë për viset tona nën robërinë greke, serbomalazeze e maqedone.
Incidenti i fundit dje ku maqedonasit provokuan shqiptaret dhe ku shqiptaret rezistuan dinjitetshëm në Gushincë tregon se ne jemi një për të gjithë, gjithë për një dhe mbremë këtë e bisedoja me vëllaun e Çlirimtareve Burim e Arsim Ramadani folnim me të nderuarin Faton Ramadani se si ligji aktual është ligj antikombëtar dhe urgjentisht Qeveria jonë duhet ta ndryshoj.
Ne nuk mund rrimë indiferent kur në Tuz rrihen nxenësit shqiptar, kur në Medvegjë vriten shqiptar ose në Gostivar, Shkup dhe Janinë.
A nuk kemi pasur të rinj shqiptarë që kanë rënë dëshmorë në Spanjë, kundër regjimit fashist të Francos? Dhe a nuk kemi sot ne shkolla që bartin krenare emrin e Asim Vokshit, Xhemal Kadës e dëshmorëve të tjerë. A nuk do të duhej që edhe sot ta kemi gatishmërinë e njëjtë, të solidarizohemi në një luftë të mundshme kundër një regjimi fashist, kudo që ai të ndodh. Po ashtu, a nuk kemi shkolla që me krenari bartin emrat e dëshmorëve kombëtarë nga Kosova, që ranë në betejat e UÇPMB-së, apo në betejat e UÇK-së, të organizuara nga shqiptarët në Maqedoni
Çështja tjetër është natyrisht pozita e shqiptarëve në rajon. Pra, çka do të ndodhë kur nesër, pasnesër ta zëmë, ushtria e Serbisë vendos ta sulmojë Luginën e Preshevës, apo që ushtria e Maqedonisë, forcat ushtarake dhe policore të Maqedonisë i sulmojnë shqiptarët atje?!
Tani shqiptarët e Kosovës nuk do të kenë të drejtë që të shkojnë dhe t’u ndihmojnë shqiptarëve atje, sepse dënohen me ligj, dënohen me 15 vjet burgim sipas këtij ligji.
Pra, mos ta harrojmë Batalionin e Atlantikut, që ishin shqiptarë me shtetësi amerikane e që erdhën prej Amerikës në mënyrë të organizuar dhe iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tani, Amerika do të duhej t’i fuste ata 15 vjet në burg, me këtë ligj! Ose mos të harrojmë Indrit Carën, Astrit Sulin, Tahir Sinanin, të gjithë këta shtetas të Shqipërisë, të cilët iu bashkuan dhe dhanë jetën në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra, me ketë ligj ata do të duhej të futeshin nga 15 vjet në burg, apo jo?
Dikur LVV dhe unë e ndonjë publicist ishim kundër këtij ligji , mendij që duhet shtuar zërat për abrogim të këtij ligji antishqiptar të dizajnuar nga Qeveria e Kosovës .
