DYLON

Ligji për të Huaj dhe Ligji për Automjete – Ka filluar fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare dhe në Aeroport

Ligji për të Huaj dhe Ligji për Automjete – Ka filluar fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare dhe në Aeroport
Avatar photo Redaksia

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, nga dita e djeshme ka filluar fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo fushatë synon vetëdijësimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen me rastin e hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit tonë. Fushata do të zgjasë deri më 15 mars 2026.

EkoHigjiena

Ministria e Punëve të Brendshme falënderon zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.

“Ju urojmë mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Republikën e Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.