DYLON

Ligji për shtetësi aspak i favorshëm për të dëbuarit nga Kosova Lindore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot, koordinatorja e zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë znj. Gentiana Shabani takoi drejtorin administratës Nazim Gagica me të cilin diskutoi për problemet e mospajisjes me dokumentet e identifikimit për banorët e dëbuar nga Kosova Lindore.

Gjatë kësaj bisede të frytshme në mes të koordinatores Gentina Shabani dhe të drejtonit Nazim Gagica u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë në arritjen e një zgjidhje përfundimtare dhe të kënaqshme për banorët të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës tash e 16 vite e që ende nuk u pajisen me dokumente të identifikimit.

EkoHigjiena

Gjithashtu u arrit dakordim që së bashku drejtoria dhe zyra për Preshevë Buajanoc, Medvegjë të bëjnë presion në institucionet relevante për ndryshim-plotësimin e ligjit për shtetësi e i cili ligj është aspak i favorshëm për banorët e dëbuar nga Presheva,Bujanoci dhe Medvegja. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.