DYLON

Ligji i duhanit po bënë “sefa” në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Zbatimi I Ligjit për kontrollin e duhani në komunën e Gjilanit nuk është në nivelin e kënaqshëm. Sidomos tani me ftohjen e kohës duhani ka filluar të konsumohet në lokale  e mbyllura. E Inspekcioni  komunal ka ndërmarrë tani së fundi një aksion të inspektimeve të  institucioneve të ndryshme dhe se nuk kanë munguar as fletëparaqitjet për shkelësit e këtij ligji.

Se niveli i zbatueshmërisë  të këtij ligji në Gjilan nuk është në nivelin e duhur doli edhe nga diskutimet që u bënë nga të pranishmit në një debat ku u debatua mbi “Ndryshimin kulturor që po e sjell zbatim i ligjit për kontrollin e duhanit n shoqërinë tonë”.

EkoHigjiena

Muhamet Kastrati inspektor komunal ka pranuar se gjendja në terren, kur është në pyetje Gjilani,  nuk është e kënaqshme sa i përket zbatueshmërisë së këtij ligji . AI ka thënë se po ballafaqohen me sfida të shumta e ndër to edhe me numrin e vogël, të pamjaftueshëm, të inspektorëve që do të inspektonin edhe  zbatueshmërinë e këtij ligji.

Kastrati ka thënë se prej kur ka hy në fuqi ligji i ri për duhanin në maj të këtij viti, ka pas një fillim të mbarë në Gjilan, por se sipas tij kjo edhe ka ndodhur për shkak të motit të mirë dhe për faktin se shumica e objekteve hoteliere kanë pasur tarracat e tyre jashtë por se me ftohjen e motit  gjendja ka ndryshuar për të keq.

Sipas Kastratit, po ashtu fushata zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve lokale ka ndikuar në efektivitetin e inspektorëve në terren, por se ai ka bërë me dije se pas përfundimit të balotazhit  është punuar në terren dhe është bërë një numër i inspektimeve , disa prej të cilave kanë rezultuar edhe me shqiptimin e fletëparaqitjeve për shkelësit e këtij ligji.

Ai ka bërë me dije se në bashkëpunim edhe me policinë, brenda një dite, kanë  bërë inspektimin e 16 objekteve dhe se me këtë rast edhe janë 6 fletëparaqitje janë dërguar në Gjykatë ndaj atyre që  kanë ra ndesh me këtë ligj.

Rrahim Bajrami inspektor i arsimit tha se  edhe ata bëjnë inspektime në shkolla si inspektoriat rajonal dhe se japin pastaj edhe rekomandime për këto institucione konformë gjendjes  që e regjistrojnë prej  inspektimeve.

Afërdita Kqiku nga shoqëria civile  ka thënë se gjithë jemi dëshmitarë se me ftohjen e kohës , ligji në fjalë nuk po zbatohet , derisa edhe Shaban Terziu po nga shoqëria civile ka kërkuar nga kompetentët të investohet në vetëdijesimi ne qytetarëve e veçmas shkollarëve në dëmet që  vijnë si rrjedhojë e konsumimit të duhanit por edhe  të qëndruarit aty ku pihet duhani.

Sadullah Ahmeti ka kërkuar nga kompetentët që mbikëqyrin këtë ligj  të jenë sa ma azhur dhe në nivel të detyrës duke mos pas pardon  ndaj askujt që  e shkelin dhe nuk e përfillin këtë ligj dhe se në këtë drejtim si shembull ai ka përmendur edhe disa lokale të caktuara  ku, sipas tij,  kurdo që të shkosh aty,  ato ambiente i ke të dendura nga tymi i duhanit.

Edhe Sami Hoxha, drejtor shkolle, ka marr shembuj të ligjeve apo vendimeve tjera  që kur ka pas këmbëngulësi edhe ka pas rezultate duke kërkuar që edhe me rastin e këtij ligji të ketë vendosmëri në zbatueshmëri.

Ndërkohë, gjendja më ndryshe,  është në kryeqytet, ku  sipas Faik Hotit  nga Ministria e Shëndetësisë,  vërehen rezultatet pozitive të këtij ligji ndonëse  ai tha se duhet punuar  për t’u arritur rezultate e dëshiruara.

Hoti ka thënë se  ku është në pyetje kryeqendra e Kosovës  mund të flitet për efektet pozitive të këtij ligji pasi  përkundër sfidave ai aty po gjen zbatueshmëri, ndërsa ka përmendur edhe raportin e progresit  ku ka vlerësime pozitive për këtë ligj. Ai ka bërë me dije se ka pas inspektime, por edhe gjoba dhe se suksesi i këtij ligji, në këtë fazë, mund të  vlerësohet i suksesshëm.

Hoti ka thënë se ky ligj ka të bëjë me shëndetin publik të popullatës dhe se  asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga zbatueshmëria  e këtij ligji duke kërkuar me këtë rast  kontributin e secilëve duke përfshirë këtu edhe atë të vet qytetarëve  dhe të  shoqërisë civile.

Edhe Dr Skender Syla nga Organizata Botërore  Shëndetësisë ka vlerësuar  lartë ligjin  në fjalë që e kanë aprovuar institucionet përkatëse dhe ka kërkuar zbatueshmërinë e saj në terren  qind për qind,  pasi  kjo ka të bëjë direkt me mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve.   Ndërsa, për zbatueshmërinë e ligjit i ka vlerësuar si të rëndësishme edhe institucionet lokale  nëpër komuna.

Edhe Shaban Osmanaj  nga inspektorati shëndetësor  ka përmendur rezultat e kënaqshme që po i sjellë zbatimi i këtij ligji ndërsa  Vëllaznim Surdulli nga Policia e Kosovës ka treguar gatishmërinë e këtij institucioni  që ligji të gjej zbatim në terren. Ai tha se do të përkrahin inspektoratet  për këtë çështje në çdo kohë.

 E Shkumbim Spahija, në cilësinë e organizatorit, nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim – KADC,(Kosovo Advocacy and Development Centre), tha se po mbahen këto takime për t’u para gjendja aktuale e zbatueshmërisë së këtij ligji në komuna përkatëse dhe për të parë hapat që duhet ndjekur  për të pasur rezultate pozitive.

Më pas janë nxjerrë  edhe disa rekomandime dhe është formuar një grup punues që do të punojë në monitorimin dhe  ndërmarrjen e hapave tjerë për të ndihmuar në  arritjen e rezultateve pozitive kur është në pyetje zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit. /2lonline/