DYLON

Ligjet duhet të zbatohen

Avatar photo Redaksia

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se Republika e Kosova ka ligje të mira, por ato duhet të zbatohen për të pasur rend dhe ligj. Ai ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të jetë prioritet mbi prioritete.

“Kosova ka ligje të mira, por duhet zbatim më i madh i tyre. Gjithashtu integrimi evropian është një lloj tulle që na bënë presion neve dhe institucioneve të tjera që t’i kryejmë punët. Mision më të mirë dhe më të fort nuk ka se sa me qenë gjyqtar dhe prokuror në këtë kohë. Heronjtë e demokracisë do të jenë ata të rendit dhe ligjit. Pa zhvillim ekonomik mos pritni rend dhe ligj”, ka deklaruar Kuçi sot gjatë një tryeze të organizuar nga lëvizja FOL me temën: “Konfiskimi i pasurisë-puna njëvjeçare e institucioneve.

EkoHigjiena

Në këtë tryezë u bë me dije se Kosova ka shënuar progres të mirë në aspektin e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale ku vetëm në vitin 2014 janë sekuestruar 31 milionë euro, ndërsa 500 deri 1 milion euro janë konfiskuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.