DYLON

Ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë

Ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit tek të rinjtë, zyrtar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, kanë zhvilluar një ligjëratë vetëdijësuese me nxënës të klasave VIII dhe IX të Qendrës ‘’Don Bosko’’ në qytetin e Gjilanit.

Temat që u trajtuan gjatë këtij aktiviteti ishin; ‘’Pasojat nga përdorimi i substancave narkotike’’, ‘’Bullizmi, dhuna psikologjike dhe fizike’’ dhe ‘’Përdorimi i pa përshtatshëm i internetit’’.

EkoHigjiena

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u theksua rëndësia dhe rolit që luajnë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe partneriteti në mes të rinjve dhe policisë në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dukurive negative në ndërtimin e një mjedisi të sigurte për të gjithë.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, që në bashkëpunim me rinjtë, të krijoj një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.