Ligjëratë vetëdijesuese: “Ndihma e Parë në shkolla”
Në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, u mbajt një ligjëratë vetëdijësuese me temën “Ndihma e Parë në shkolla”, në kuadër të aktiviteteve të Klubeve të Kryqit të Kuq në shkolla.
Në aktivitet morën pjesë rreth 50 nxënës. Një pjesë e ligjëratës u prezantua edhe nga nxënës të kësaj shkolle, të cilët janë trajnuar më herët nga Kryqi i Kuq.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me instruktoren e Ndihmës së Parë, Xhemile Haliti, dhe stafin e degës së Kryqit të Kuq në Gjilan. Nxënësit u njohën me rregullat bazë të ndihmës së parë, hapat që duhen ndërmarrë në raste emergjente në shkollë dhe rëndësinë e reagimit të shpejtë.
Në organizimin, koordinimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit u angazhuan edhe psikologia e shkollës Fatlume Hyseni dhe koordinatorja e shkollës Njomza Hajrullahu të cilat kujdesën për koordinimin dhe mbikëqyrjen e nxënësve gjatë aktivitetit.
Përmes aktiviteteve të tilla, synohet të aftësohen të rinjtë që të jenë më të përgatitur për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit dhe për të reaguar me përgjegjësi në situata emergjente. /2LONLINE/
