Ligjëratë për zhvillimin softuerik dhe revolucionin e Inteligjencës Artificiale
Një ligjëratë e veçantë u mbajt në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan, me pjesëmarrjen e një prej profesionistëve më të dalluar shqiptarë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, Enis Hyseni. Tema e kësaj ligjërate ishte “Historia e zhvillimit softuerik dhe revolucioni i Inteligjencës Artificiale”.
Në këtë organizim pjesëmarrës ishin studentë të universitetit dhe të interesuar të tjerë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të përfituar nga përvoja praktike nga Enis Hyseni. Pjesëmarrësit patën rastin të njihen nga afër me trendet më të fundit në teknologji dhe të angazhohen në diskutime interaktive mbi zhvillimet bashkëkohore në këtë fushë.
Gjatë ligjëratës u trajtuan evolucionet kryesore të industrisë së softuerit ndër vite, transformimi digjital dhe ndikimi gjithnjë në rritje i Inteligjencës Artificiale në të ardhmen e teknologjisë dhe shoqërisë. Theksi i veçantë u vendos në mënyrën se si AI po ndryshon mënyrën e punës, inovacionit dhe vendimmarrjes në nivel global.
Studentët pjesëmarrës e konsideruan ligjeratën si një përvojë të vlefshme akademike dhe profesionale. /2LONLINE/
