DYLON

Ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla
Avatar photo Redaksia

Njësia e Komunitetin të Stacionit Policor Gjilan në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë të Teknikës “Mehmet Isai” në Gjilan, kanë mbajtur një ligjëratë ndërgjegjësuese me temën “Parandalimi i ngacmimeve në shkolla”.

Ligjërata u zhvillua me nxënësit e nivelit të V-të, në bashkëpunim me profesoreshën znj. Adelina Pocesta. Qëllimi kryesor i kësaj ligjërate ishte ngritja e vetëdijes për format e ndryshme të ngacmimeve që mund të ndodhin në mjedisin shkollor, pasojat që ato shkaktojnë në mirëqenien e nxënësve, si dhe roli i rëndësishëm që kanë mësimdhënësit, stafi mbështetës dhe vetë nxënësit në parandalimin dhe raportimin e këtyre dukurive.

EkoHigjiena

Ky aktivitet është pjesë e një varg aktivitetesh që Policia e Kosovës, përmes Njësisë në Komunitetet, ndërmerr në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet arsimore, me qëllim të krijimit të një ambienti shkollor sa më të sigurt dhe të barabartë për të gjithë nxënësit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në përkrahjen e iniciativave që kontribuojnë në edukimin, mbrojtjen e fëmijëve dhe respektit në institucione arsimore, thuhet në njoftimin e Policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.