(2L ONLINE) – Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, në sallën e Bibliotekës së Qytetit, është mbajtur sot në Viti një ligjëratë me temë “Mendimi, guximi dhe suksesi”, me themeluesin e Qendrës së mendimit pozitiv prof. Daut Demaku, ku morën pjesë nxënës, student e qytetarë të shumtë.
Në emër të Institucioneve komunale dhe organizatorit të kësaj ngjarje, foli drejtoresha e Kulturës Kaltrinë Sylejmani e cila përmendi iniciativën që ka shtyrë të organizohet një aktivitet i tillë që rrallë është zhvilluar më parë.
Prof.Demaku në këtë ligjëratë që zgjoi interesim të madh nga të pranishmit, preku elemente shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me veçoritë njerëzore, optimizmin, zbatimin e këshillave të të tjerëve si element i jashtëzakonshëm në përmirësimin e gabimeve dhe në përgjithësi jetesës së njeriut. Mbi të gjitha ai veçoi edhe dashurin në lirimin e energjive pozitive. Ndërsa duke folur për mirësinë, Demaku e atë e cilësoi si qelës universal që hap gjitha dyert dhe barrierat që mund të ballafaqohet njeriu /2L ONLINE/