DYLON

Ligjëratë në muajin e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit

Ligjëratë në muajin e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit
Avatar photo Redaksia

Tetori shënohet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit.

Në Kamenicë, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut, kanë organizuar një ligjëratë për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajnimin e kësaj sëmundjeje.

Kryetari  i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se gjithmonë do të jetë afër qytetarëve në çdo aspekt jetësor.

EkoHigjiena

Ndërkaq, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Zaimi-Krasniqi tha se është jashtëzakonisht e lumtur me inicimin e këtyre aktiviteteve në muajin e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit.

“Jam e lumtur që në këtë muaj rreth 30 gra nga komuna jonë kanë bërë mamografinë, ndërkaq këtë javë po vazhdojmë me ligjërata sensibilizuese”, tha ajo.

E pranishme në këtë ligjëratë ishte edhe Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli-Kastrati.

E doktoresha Artë Maliqi, u sqaroi të pranishmëve se si bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi i kancerit të gjirit. pranishmëve

Në këtë ligjëratë mori pjesë Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati e cila foli për rëndësinë e ligjëratave vetëdijësuese.

Veç tjerash u shpërndanë broshura informuese si dhe u bënë edhe biseda interaktive me gratë që ishin të pranishme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.