DYLON

Ligjëratë ndërinstitucionale për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore me nxënës të IAAP “Andrea Durrësaku” në Kamenicë

Ligjëratë ndërinstitucionale për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore me nxënës të IAAP “Andrea Durrësaku” në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Fushatës kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Këshillin Komunal të Nxënësve, Drejtoria Komunale e Arsimit, Institucioni i Avokatit të Popullit, Stacioni Policor në Kamenicë, Qendra për Punë Sociale dhe OJQ Dardana Press, ka mbajtur një ligjëratë–bashkëbisedim me nxënësit e klasave XII-ta të shkollës IAAP “Andrea Durrësaku” në Kamenicë, në ambientet e Qendrës së Karrierës.

Ligjërata u hap nga Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, znj. Nazmije Demolli Kastrati, e cila theksoi rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve rreth rreziqeve të trafikimit me qenie njerëzore, formave të tij, si dhe rolit që kanë institucionet dhe vetë nxënësit në parandalimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

EkoHigjiena

Përfaqësues nga institucionet pjesëmarrëse prezantuan informacione të detajuara rreth mekanizmave të mbrojtjes, faktorëve të rrezikut, përgjegjësive ligjore dhe mundësive për raportim të sigurt.

Gjatë diskutimit nuk munguan pyetjet dhe komentet nga ana e nxënësve, të cilët u vlerësuan lart për sjelljen shembullore, nivelin e lartë të njohurive dhe disiplinën e treguar gjatë gjithë aktivitetit.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga:

• Policia e Kosovës

• Qendra për Punë Sociale

• Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA)

• Institucioni i Avokatit të Popullit

• OJQ-të lokale

Ky aktivitet u realizua me qëllim rritjen e vetëdijes së nxënësve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore në Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/