DYLON

Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative

Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative
Avatar photo Redaksia

Njësia e Komunitetit e Stacionit Policor në Gjilan ka mbajtur sot një ligjëratë ndërgjegjësuese me temën “Parandalimi i dukurive negative dhe drogave”, në ambientet e shkollës fillore “Thimi Mitko” në qytetin e Gjilanit.

Ligjërata është mbajtur me nxënësit e klasave të VII-ta dhe VIII-ta, ligjëratë me fokus të veçantë në ngritjen e vetëdijes për pasojat që sjellin dukuritë negative dhe përdorimi i substancave narkotike në jetën dhe mirëqenien e të rinjve. Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, u theksua roli i rëndësishëm që luajnë mësimdhënësit, stafi mbështetës dhe vetë nxënësit në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e rasteve të tilla.

EkoHigjiena

Ky aktivitet është pjesë e një sërë iniciativash që Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësive të saj, zhvillon në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore, me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurte shkollor dhe mbështetës për të gjithë nxënësit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.