DYLON

Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative në shkolla

Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative në shkolla
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në shkolla, Njësia Sektoriale dhe Njësia e Policisë në Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan, kanë zhvilluar ligjëratë ndërgjegjësuese me nxënës  të klasave të IV-ta dhe X-ta, të shkollave ‘’Zenel Hajdini’’ dhe ‘’Thimi Mitko’’ në qytetin e Gjilanit.

Temat që janë ligjëruar në këtë rast kanë qenë: “Parandalimi i dukurive negative në shkolla”, “Delikuenca e të miturve”, “Pasojat dhe rreziku nga mbajtja e armëve të ftohta”, si dhe “Krimet kibernetike”.

EkoHigjiena

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u theksua rëndësia e rolit që luajnë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe nxënësit në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dukurive negative që mund të paraqiten në mjediset shkollor.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, që në bashkëpunim me institucionet arsimore, të krijoj një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë nxënësit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.