DYLON

Ligjëratë me nxënësit e shkollës teknike për pasojat që sjell pirja e duhanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me iniciativën e Njazi Lutfiu, drejtorit te Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, si dhe ne koordinim me Drejtorin e Arsimit, QKMF-në dhe Qendrën për Punë Sociale, në Viti është mbajtur ligjëratë me temën “Duhani dhe pasojat e tij ne shëndet” .
Me këtë rast, para nxënësve të kësaj shkolle, kanë ligjëruar Shqipe Rexhepi nga Drejtoria Komunale e Arsimit, dr.Vjollca Kadolli- Halili nga QKMF dhe Heset Ukshini nga Qendra për Punë Sociale.

Gjatë kësaj ligjërate, nxënësit janë njohur me dëmet që shkaktohen nga pirja e duhanit si në shëndet, po ashtu edhe në aftësitë psikofizike të njeriut në përgjithësi.

EkoHigjiena

Gjithashtu, nxënësit kanë pasur rastin që të parashtrojnë edhe pyetje për atë që u intereson lidhur me temën. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.