Ligjëratë me nxënësit e shkollës “Musa Zajmi” me qëllim të rritjes së njohurive dhe të kuptuarit më të mirë të mirëqenies psikologjike dhe emocionale
Me nxënësit e shkollës fillore “Musa Zsajmi”, në Gjilan, u realizua një ligjëratë me specialistin e psikologjisë klinike, Besnik Sherifi, me qëllim të rritjes së njohurive dhe të kuptuarit më të mirë të mirëqenies psikologjike dhe emocionale.
Gjatë sesionit u trajtuan tema të rëndësishme si: Çfarë është shëndeti mendor dhe pse është i rëndësishëm; Dallimi ndërmjet shëndetit mendor dhe shëndetit emocional; Shenjat dhe simptomat e çrregullimeve të shëndetit mendor; Rëndësia e identifikimit dhe ndërhyrjes së hershme; Menaxhimi i stresit, ankthit dhe emocioneve; Kur dhe ku duhet të kërkohet ndihmë profesionale; Parandalimi, kujdesi ndaj vetes dhe promovimi i mirëqenies psikologjike.
Nxënësit e kësaj shkolle patën mundësi të diskutojnë dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me çështjet e shëndetit mendor, menaxhimin e emocioneve dhe të stresit, si dhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e çrregullimeve të shëndetit mendor.
“Falënderojmë specialistin Besnik Sherifi për bashkëpunimin, si dhe të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen dhe interesimin e treguar”, kanë thënë drejtuesit e shkollës fillore “Musa Zajmi”. /2LONLINE/
