Ligjëratë me nxënësit e Radivojcit për dukurinë e trafikimit me qenie njerëzore
/2L ONLINE/ – Në kuadër te Fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, në Viti është mbajtur një ligjëratë në lidhje me këtë dukuri mjaftë shqetësuese për shoqërinë. Drejtori i Qendrës për Punë Sociale Demush Mehmeti, ka theksuar se në kuadër të këtij aktiviteti është mbajtur një ligjëratë në shkollën e mesme të ulët “Nazmi Pajaziti” në Radivojc, për trafikimin me qenie njerëzore si dukuri asociale ne shoqëri dhe me pasoja te dukshme negative, ku ka ligjëruar zyrtari Zeqir Maliqi.
Ky aktiviteti që është mbajtur me nxënësit e klasave të 9-ta, është zhvilluar ne forme të tryezës se rrumbullaket. Nxënësit e kanë mirëpritur këtë ligjërate dhe kanë qene shume aktiv duke parashtruar edhe pyetje lidhur me temën e caktuar. /2L ONLINE/
