Ligjëratë mbi mbarështimin e bletëve – përgatitja e bletëve për dimërim si dhe sëmundjet e saja

Ligjëratë mbi mbarështimin e bletëve – përgatitja e bletëve për dimërim si dhe sëmundjet e saja

Profesor Fadil Kukleci, ligjëroi para bletarëve të Komunës së Dardanës rreth teknikave të bletarisë, mbarështimin e bletëve, përgatitja dimërore dhe sëmundjet e bletëve… ishin disa nga qëllimet e këtij aktiviteti

Nga: Rexhep V. Hasani

Organizata RESI ne bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Dardanës, ka organizuar një ligjëratë për bletarët e komunës, me ç’rast në temën Mbarështimi I bletëve – përgatitja e bletëve për dimërim si dhe sëmundjet e saja.

Prof. Fadil Kukleci, ka folur për bletarinë si veprimtari, për kultivimin e bletëve, për sëmundjet kryesore dhe më të shpeshta me të cilat atakohet bleta, si dhe për metodat që duhet përdorur për shërimin e bletës nga sëmundjet. Po ashtu Kukleci, ka folur edhe për atë se si duhet të trajtohen bletët, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë së mjaltës.

Kukleci tha se bleta është një insekt shumë i ndjeshëm dhe shumë shpejt mund të sjell deri tek prekja me mikroorganizmat patogjen. Sipas tij, sëmundjet e bletëve ndahen në sëmundjet e bletëve të rritura, sëmundjet e pjellës dhe sëmundjet e mëmës.

“Edhe bletët, sikurse edhe qeniet e tjera të gjalla kane sëmundjet e tyre. Sëmundjet e bletëve tek ne janë shumë të përhapura. Pa njohjen e mirë të këtyre sëmundjeve nuk mund të mendohet për një bletari të suksesshme. Këto sëmundje shkaktohen nga agjentët patogjen, parazitët, substancat toksike, kushtet e vështira të jetesës së bletëve etj”, ka thënë ai.

Sipas Kuklecit, bletët janë shumë të ndjeshme nga sëmundjet, të cilat mund të jenë ngjitëse dhe jo ngjitëse. Sëmundjet ngjitëse shkaktohen nga mikroorganizmat patogjen ndërsa sëmundjet jo ngjitëse nga kushtet e këqija të mjedisit. Mirëpo, vazhdoi ai, disa sëmundje janë të përbashkëta edhe për bletët e rritura edhe për pjellën.

Me këtë rast, ai ka inkurajuar të rinjtë që sa më shumë të rijnë të merren me kultivimin e bletarisë. “Jam shumë i nderuar që në mesin e shumë bletarëve të komunës së Dardanës, janë prezentë të rinjtë e kësaj komune gjë që tregon se bletaria në këtë ane do të ketë të ardhme të mirë”, tha Kukleci, duke mos anashkaluar edhe bletarë të moshuar të cilët i vlerësojë për punën që po bëjnë në ngritjen dhe zhvillimin e bletarisë të anamoravës.

Kukleci me tej ka shtuar se është duke punuar që bletareve të Kosovës të iu ndihmohet me qëllim që të zgjerohen kapacitet prodhuese të mjaltës, pasi jemi të vetëdijshëm se ushtrimi i kësaj veprimtarie sjellë edhe përfitime materiale.

Në këtë ligjëratë kontribut dhanë edhe pjesëmarrësit –bletarët e komunës së Dardanes, të cilët me pyetje dhe me vlerësimet e tyre për teknikat e bletarisë pasuruan këtë takim mjafte frytdhënës.

Në fund të ligjëratës, Kukleci ka falënderuar organizatën RESI dhe në veçanti Drejtorinë e BZHR-së së Dardanës për mikpritjen dhe asistencën e dhënë.

KOMENTE