DYLON

Ligjëratë edukative dhe ndërgjegjësuese për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Ligjëratë edukative dhe ndërgjegjësuese për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, në SHFMU “Liria” në Pogragjë është mbajtur ligjëratë edukative dhe ndërgjegjësuese për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”, thuhet në njoftimin e QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi”, Gjilan.

Ligjërata kishte për qëllim sensibilizimin e nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, njohjen e faktorëve të rrezikut, kontrollet e rregullta dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

EkoHigjiena

Aktiviteti u realizua nga Dr. Elvan Klaiqi – Koordinatore e Edukimit Shëndetësor, dhe infermierja Mimoza Hajdari, në kuadër të aktiviteteve të edukimit dhe promovimit shëndetësor të QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” – Gjilan.

Ndërgjegjësimi dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.