(2L ONLINE) – Është e çuditshme se sa dhe si janë të prirë njerëzit tanë të mos i përmbahen ligjeve ose edhe ti thyejnë ato! Kudo edhe nga do që shkon gjen shembuj të tillë. Edhe çka e bënë akoma ma të çuditshme këtë gjë është se këto ligje nuk respektohen as edhe nga të tillë që në një mënyrë apo një tjetër janë përgjegjës ose edhe pjesëmarrës në sjelljen e këtyre ligjeve!
Konkretisht, Ligji për duhanpirjen nuk respektohet, fare pak mos të themi aspak. Nga askush! Po po nga askush! Askush nuk qanë kaptinën për këtë ligj. Mezi s’presin momentin e vendin pa qarë kokën për ndalesën dhe wapp e e ndezin cigaren! Unë nuk besojë se ka njeri që nuk e di se ekziston një ligj i tillë!
Mua personalisht më ka rastisë të shohë njerëz ligjvënës të ulur në të njëjtën tavolinë, në kafene tok me të tillë që e bënin tullug dhe nuk qanin kokën për ligjin që në fakt në një farë mënyre ishin ata që kishin sjellë dhe miratuar për zbatim.
Më ka rastisur edhe të shohë skena të tilla kur një mori klientësh kanë qenë duke konsumuar duhan dhe në një moment ka ardhur dikush përgjegjës i kafeterisë dhe ka filluar t’ua mbledhë tabllat e duhanit me arsyetimin se ka parë një inspektor e i cili mund të futej brenda dhe të bënte kontroll edhe aty!Gjë në të cilën vështirë mund të besojë njeriu se po të futeshin kontrolloret nëpër kafene dhe të kontrollonin, sigurisht do të gjenin dhe shihnin edhe atë që ne përditë e shohim!
Por, me sa duket ekziston një farë lloji mirëkuptimi mes bizneseve hoteliere dhe kafiterisë si dhe atyre të kontrollit që të mos shqetësohen klientët e tyre se pastaj do u bie puna dhe fitimi. Se ndryshe si mund të shpjegohet ndryshe ky mos respekt ndaj ligjit?! Hiq papërgjegjësinë e çuditshme të atyre që pinë cigare!
Do të thotë , kujt nuk i bahet vonë për rregullin ligjet e shtetit e aq ma pak për shëndetin e tjetrit që mund të jetë i rrezikuar. Se po të ishte se duhani nuk shkakton ndonjë rrezik vështirë se do ishte miratuar një ligj i tillë!
E për këtë të gjithë janë të vetëdijshëm. Dhe, mu për këtë është edhe ma i çuditshëm fakti se pse nuk lodhet kush për këtë.
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/