DYLON

Ligj që dënon vozitësit e pakujdesshëm, gjobë për ata që spërkatin këmbësorët

Ligj që dënon vozitësit e pakujdesshëm, gjobë për ata që spërkatin këmbësorët
Avatar photo Elife Sherifi

Nuk janë të pakta rastet kur në ditët me shi, drejtuesit e makinave të pakujdesshëm i  “lajnë me baltë” këmbësorët. Tashmë kësaj torture i ka ardhur fundi në Britani te Madhe.

Edhe pse mund të duket si diçka jo e drejtë nga shumë njerëz që kanë mjete, për këmbësorët ky është lajmi më i mirë që mund të kenë marrë ndonjëherë.

Tani vozitesit do të mendohen më shumë se dy herë përpara se të lagin një këmbësor, i cili ndodhet duke pritur të kalojë rrugën.

EkoHigjiena

Ligji është përcaktuar në Ligjin e Trafikut të Rrugëve (1988), në të cilin thuhet se nuk mund t’i jepni makinës “pa konsideratë të arsyeshme për personat e tjerë”. Gjoba standarde që është vendosur për këtë veprim është 100 paund dhe heqjen e tre pikëve në lejen tuaj të drejtimit.

Por,  kjo nuk përjashton as vendosjen e gjobës me 5.000 paund.  Shoferët e kanë për detyrim që të tregojnë kujdes e respekt për këmbësorët, por edhe për përdorues të tjerë të rrugës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.