DYLON

Ligësitë e Lutës në luftën urbane s’kanë limit!

Ligësitë e Lutës në luftën urbane s’kanë limit!
Avatar photo Redaksia

Koha ecën e bashkë me të edhe proceset zhvillimore urbanistike, e Gjilani, qyteti i jonë e i “Lutës” sikur po shpërblehet në SHPËRBËRJE për gjatë gjithë viteve të qeverisjeve së tij. E që unë këto kohëra do ti indentifikoja (quaja) si – “Kohëra të Lutfisë dhe të luftës urbane të një Qyteti në hipnozë”.

Shkruan: Bahrije Mahmuti Beqiri

Këtë SHPËRBËRJE të këtij qyteti pikërisht Luta e ka filluar dhe ashtu unë e mbaj mend dhe me çdo zhvillim urban që ky ndërmerr mua veçse ma kujton e rikujton dhe m’lëndon duke ma plotësuar figurën e tij politike me karaktere të ndryshme nëpër etapat e këtyre zhvillimeve urbanistike.

EkoHigjiena

E para (dhe e filluar mbrapsht) SHPËRBËRJA e komunës – shpërbërja territoriale – Decentralizimi.

Lutfia dhe zellshmëria e tij kundrejt UNMIK-ut, përherë me dobësinë e ndjesisë së varfërisë profesionale personale. Faktori kohë e rrethanë por edhe potenca e pasurisë materjale (sipas tij, të trashëguar) ngarendëte për të hyrë në mesin e të angazhuarve politik pa ndonjë edukim të rregullt formal, por qysh e kërkonte rendi përherë te ne, tepër i ndëgjueshëm-nënshtrueshëm ndaj ideve “inovative” pasi edhe kështu e konsideronte veten në raport me të tjerët. Dhe “inovacioni” i tij na e solli DECENTRALIZIMIN territorial duke e bërë Gjilanin komunën e parë eksperimentale në këtë lloj coptimi!

Ky proces e sakatoi dhe e gjymtoi komunën në çdo aspekt dhe si pasojë e atakoi edhe në planin e zhvillimit urbanistik.

DECENTRALIZIMIN pra, na esollën hapat e parë në karrierën e një djali miop e pa fije vizioni. Bëhej kjo krejtë në emër të standardeve para statusit të pavarësisë së Kosovës por duke e bërë esencialisht të kundërtën – duke i vartësuar komunat e rajonet e Kosovës deri në kolaps të plotë funksional e që u pa në vitet në vazhdim. Kosovës, qysh prej këtij decentralizimi, në shumë aspekte, nuk i finksionon as Kushtetuta e saj. Ajo është e bllokuar.

Kjo qasje miope e bastarde e Lutës dhe e shokëve të tij, i mbajti gjallë dhe i rriti në politikë, e sot, për fat të keq, prore logjika e tillë tepër e përciptë dhe rrënuese e asaj kohe po e vazhdon kalërimin e saj por në formë edhe më të trishtë dhe me pasoja të rënda për të ardhmen.

Unë po e mbajë mendë për vazhdimin e kësaj të keqe urbane edhe si haxhi Luta. Kësaj here në fushën e trashigimisë kulturore të Gjilanit. Haxhi Luta e ndihmoi me zemërgjërësi rrënimin e xhamisë Atik, të xhamisë e cila ishte ndër objektet më të vjetra të trashigimisë kulturore e historike të Gjilanit
.
E me çfarë tjetër mbeti të dëshmohet mosha dhe kultura e këtij qyteti?!

Edhe për xhami duhet të vendoste ai vet (si kryetar-haxhi që ishte), dhe vendosi e veproi duke mos përfillur ligjet dhe listen e objekteve të mbrojtura të trashigimisë, e lë më të dëgjoj zërin e trupës së profesionistëve me vendimet dhe vlersimet e tyre, e të cilët e kshilluan për të mos vepruar kundërligjshëm. Kështu, duke shkelë mbi ligjin ky i dha të drejtë vetes, duke e mohuar të drejtën e profesionisteve-vlersimet për këtë xhami (pasi ky ndihej mbi ligjin). Vendosi dhe e rrënoi xhaminë.

E ndërtoi pastaj duke u thirrë në rikonstruim, po ne të gjithë e dijmë si shkoi procesi dhe çfarë ishte ajo xhami e si duket ajo sot?!

“Komplet me vlera arkitektonike të kohës” veçse pakë e dislokuar në hapsirë.

Zhvillimi i radhës i luftës Urbane të Lutës:

Ndërhyrja nē vlerat e Natyrës (edhe më e dhimbëshmja) – Lumi Mirusha, varrosja e lumit i cili si vlerë natyrore u shëndrrua në legjendën e njohur “Ura e shejtë” e cila erdhi si riinkarnim mbi “Urën e Maskatarit” e për qytetarët që e mbajn në mendë apo e njohin nga historia e qytetit ky projekt vërtetë u bë projekt masakrues i maskarenjëve e i cili vazhdon ende edhe sot…

Te zhvillimet Kulturore, po ashtu edhe këtu si mbështetës i kulturës do të mbahet mend në rrënimin e kinemasë së qytetit duke shkelur çdo kriter dhe normë urbanistike e arkitektonike!

Dokumentet e vjetra të fazave të zhvillimeve urbanistike qysh në fillimet e para dëshmojnë për planifikim të një mori objektesh kulturore që do të nevoiteshin dhe do të jenë domosdoshmëri e një zhvillimi kulturor të shoqërisë, e sot në këtë kohë këto minohen si vlera e rrënohen si objekte.

Zhvillimet mjedisore e infrastrukturore

Kur i gjithë Globi janë në luftë për të bërë paqe me natyren përmes gjenerimit të saj – futjes së natyrës (gjelbrimit) në çdo arterie të frymimit tē jetës së njeriut dhe të gjitha qenieve, Luta i shpall luftë asaj duke e zhbërë edhe atë pak gjelbrim në parkun e qytetit e që është sinonim dhe simbolikë referuese e orjentuese e qytetit.

E kjo luftë me natyrën më indinjoi shpirtnisht për të reaguar duke m’i kujtuar një nga një të bëmat e luftës urbane të qytetit e komunës time nga ky njeri, por edhe më keq kur gjenerata e re avokon dhe propagandon ligësitë e tilla si vepra të cilat do ti “lehtsonin” jeten e qytetarit.

E kush se din sot se shëndërrimi i natyrës, i frymëmërrjes, i jetës në beton e asfalt qenka përparsi?

Jo oj logjikë e mjerë, edhe fëmijët në qerdhe e kopshte e din se futja e automobilistikës në zemren e qytetit do e sjell domosdoshëm vdekjen e tij e jo lehtësin e të jetuarit e t’vepruarit.

Po skeni zgjidhje tjeter se kështu ka qenë fillimi i mbrapshtë i mendjes tuaj të varfër, dhe si pasojë e mungesës totale të vizionit tuaj duke shpërbë teritorin e komunës e gjithçka qe identifikon vleren e një qyteti. Sot, çdo arterje e infrastrukturës rrugore të qon në komunat fqinje, në teritorin qe ju ua keni falur, e sot kur ju doni me u zhvillu, smundeni se s’ju lënë e ju duhet të silleni e pshtilleni duke u kthyer përherë kah thellimi i sakatosjes e që është cimentim e asfaltim i qendrës dhe zhbërja edhe e atyre pak hapsirave të gjalla e të gjelbërta që ju i keni shëndrru në asfalt. Ju po vazhdoni me e zhbë qytetin e koha po e dëshmon se: Kur njeriu ska turp e limit mbi te keqen, kjo e keqe shëndrrohet në mëkat – e mjerimi ka me na e zënë frymën ku më as leku (të cilin aqshumë po e lakmoni) ska me na e lehtësuar vuajtjen. E këtë besojë se në një far mase e provuam (përjetuam me Covid19), por uroj të mos sprovohemi sërish!

Nëse njeriu din me i falë edhe mëkatet e mëdha (për do farë interesash) – Natyra asësesi nuk falë!

Por, vie koha kur natyra ta bëj atë që se bëri dot njeriu, me njerzi, menquri e ligjëshmëri!

Natyra din të hakmerret dhe është larg më inteligjente se qënia njerëzore në tokë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.