DYLON

Liga Regjionale (RPZH) Gjilan ndanë çmimet për ekipet fituese

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në një eveniment të organizuar nga Liga Regjionale e Futbollit të Vogël (RPZH-Gjilan) u ndanë qmimet për ekipet fituese në Ligën e Juniorëve, Ligën e Dytë dhe në Superligë.

Në fjalën e tij Kryetari i Ligës Regjionale Mensur Morina tha se ndjehet i lumtur për përfundimin në menyrë kaq madhështore të sezonit të Parë të Ligës Regjionale (RPZH) Gjilan, ku falënderoi ekipet pjesëmarrëse, sponsorin gjeneral “Kompaninë e ujit DEA”, mediat si dhe të gjithë të pranishmit.

EkoHigjiena

Ai tha se Liga Regjionale (RPZH) Gjilan si pjesë të organizimit të saj numëron 34 ekipe në Superligë dhe në Ligën e Dytë si dhe 12 ekipe në Ligën e Juniorëve, të cilat u përballën mes veti për të marrë vendin e fituesit të Ligës.

Në Superligë pas 19 gjirove titullin Kampion e mori “K.F. ABIMARKET” me 17 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, e përcjellur në vend të dytë nga “K.F LLASHTICA”dhe në vend të tretë “K.F ARBERIA 06”, të cilave edhe i’u dha shpërblimi i premtuar nga Kryesia e Ligës Regjionale.

Në Ligën e Dytë pas 15 gjirove kryesues doli “K.F VELEKINCA” me 13 fitore dhe 2 barazime duke e fituar titullin vetëm në bazë të golave të shenuar më shumë nga vendi i dytë, ku me pikë të barabarta gjendej “K.F Italia e Vogël” dhe në vend të trete është “K.F Shkendija”, këto tri ekipe përveq shpërblimeve që morën, sezonin tjetër do të jenë pjesë e Superligës.

Po ashtu edhe në Ligën e Juniorëve u ndanë shpërblimet ku fitues i titullit doli ekipi“ K.F PERLEPNICA TRANS “ me 11 fitore dhe 1 barazim, e ndjekur nga vendi i dytë “K.F LLASHTICA” dhe nga vendi i tretë “K.F TRIMAT”, po ashtu fitues i Kupës së Ligës Junior ishte “K.F PERLEPNICA TRANS”.

Mirënjohje të veçantë u ndanë edhe për referët e Liges Regjionale, mediat të cilat ndihmuan në promovimin e Ligës e po ashtue dhe për Sponzorin Gjeneral të Ligës, Kompaninë e Ujit “DEA”.

Në fjalën e tij përfaqësuesi i saj Alban Shala tha se ndjehet i lumtur për mbarëvajtjen e Ligës në sezonin e parë e po ashtu përmendi që ata janë gjithmonë në ndihmë të sportit.

“Ne gjithmonë kemi përkrahur sportin e Komunës së Gjilanit, do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen e sidomos aty ku është e përfshirë me të madhe rinia”theksoi Shala.

Në fund mirënjohje u ndanë edhe për lojtarët më të mirë në secilën Ligë ku “Lojtari më i mirë në Superligë” u zgjodh Armand Sadiku nga (K.F ABI MARKET), “Lojtari më i mirë në Ligën e Dytë” Ermir Kryeziu nga (K.F ITALIA e VOGËL) si dhe “Lojtari më i mirë në Ligën e Juniorëve” Lavdrit Mehmeti nga (K.F PERLEPNICA TRANS).

Liga Regjionale do të vazhdojë sezonin e ardhshëm nga fillimi i muajit maj. /2L ONLINE/