DYLON

Liga e Kampionëve: FC Drita mëson kundërshtarin, ja çfarë thotë kryetrajneri Zekrija Ramadani

Liga e Kampionëve: FC Drita mëson kundërshtarin, ja çfarë thotë kryetrajneri Zekrija Ramadani
Avatar photo Redaksia

FC Drita ka mësuar kundërshtarin e saj për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, e ky do të jetë ekipi lituanez, Kauno Zalgiris.

Me këtë klub, skuadra ‘bardh e kaltër”, do të ballafaqohet në fazën e parë kualifikuese të kësaj gare dhe se ndeshja e parë do të zhvillohet në Lituani.

EkoHigjiena

Pas shortit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Drita mësoi kundërshtarin, është deklaruar edhe kryetrajneri i skuadrës kampione të Kosovës, Zekirija Ramadani, transmeton 2LONLINE.

“Një ekip që nuk e njohim, por kemi kohën e duhur për ta përcjellë kundërshtarin dhe për ta përgatitur ekipin tonë në mënyrën më të mirë për t’u përballur me këtë ekip. Një përparësi e shoh te kundërshtari, sepse atje luhet kampionati dhe padyshim që ata janë në një formë më të mirë se ne, mirëpo kur bëhet fjalë për këtë kompeticion, ndonjëherë edhe freskia është shumë e mirë”, ka thënë Ramadani.   /2LONLINE/