DYLON

Lidhja Shqitare në Botë të gjitha trojet shqiptare i bënë bashkë në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lidhja Shqiptare në Botë ka mbledhur sot në Gjilan përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, e Kosova, në Kuvendin e tretë për zgjedhjen e kryetarit të saj në Kosovë.

Të pranishmit, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, i ka përshendetur nënkryetari Rexhep Kadriu, i cili ka thënë se jeni një grup i vaçantë që nëpër të pesë kontinetet e botës shpërfaqëni atdhedashuri për kombin, për vendin, dhe popullin shqiptar.

EkoHigjiena

“Gjilani është krenar që sot ju ka juve mysafirë këtu. Por, ju e dini se jeni në shtëpinë tuaj. Ju e dini se jeni në vendin tuaj. Ju, përkrahës dhe kontribues të aktiviteteve të Lidhjes Shqiptare në Botë jeni edhe një zë i çmuar i kauzës sonë kombëtare. Jeni punonjës të së mirës dhe qëllimeve tona të përbashkëta. Jeni një grup i vaçantë që nëpër të pesë kontinetet e botës shpërfaqëni atdhedashuri për kombin, për vendin, dhe popullin tone shqiptar”, ka thënë Kadriu.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Simon Kuzhnini, ka shprehur kënaqësinë e përzemërt që po merr pjesë në këtë eveniment me përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare.

“Është kënaqësi e përzemërt që jam në mesin tuaj. Platforma kombëtare e LSHB-së ka në gjirin e saj të gjitha partitë politike e shoqatat. Qëllimi ynëështë që t’i afrojmë shqiptarët, të ndihmohemi mes vete dhe ta duam njëri tjetrin. Duhet të besatohemi e të punojmë shumë që të mos ketë vëlla vrasje sepse kjo nuk i shkon shqiptarëve”, ka thënë Kuzhnini.

Ai ka paralajmëruar në fund të fjalimit të tij që në kuadër të Lidhjes Shqiptare në Botë do të krijohet një fondacion, i cili i dedikohet kryesisht arsimit e shëndetësisë, ku do të ndihmohen sdudentët e ekselencës dhe njerëzit që kanë nevojë për shërim jashtë vendit.

Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë po ivazhdon punimet në Kuvendin e tretë për zgjedhjen e kreut të saj në Kosovë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.