DYLON

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit: Telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish futbollistit Hajrush Krasniqi

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit: Telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish futbollistit Hajrush Krasniqi
Avatar photo Redaksia

Pas ndarjes nga jeta të ish futbollistit Hajrush Krasniqi, Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit në një telegram ngushëllimi ka thënë se “Me largimin e tij, futbolli gjilanas humbi një njeri të përkushtuar dhe një emër që do të kujtohet me respekt. Në këto momente të vështira, familjes Krasniqi, të afërmve dhe miqve të Hajrushit u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”.

Telegram Ngushëllimi (i plotë)

EkoHigjiena

***

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrush Krasniqit, një figure të respektuar të futbollit të Gjilanit dhe të Kosovës.

Hajrushi ia kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës futbollit. Gjatë periudhës së viteve ’70 ishte pjesë e Zvezdës së Gjilanit, ndërsa në periudhën e viteve ’80 veshi fanellën e Dritës. Karrierën si futbollist e përmbylli te Kika e Hogoshtit.

Dashuria dhe përkushtimi i tij ndaj futbollit vazhduan edhe pas përfundimit të karrierës sportive, ku kontribuoi si delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me largimin e tij, futbolli gjilanas humbi një njeri të përkushtuar dhe një emër që do të kujtohet me respekt.

Në këto momente të vështira, familjes Krasniqi, të afërmve dhe miqve të Hajrushit u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

U prehtë në paqe!

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.