DYLON

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit e uron Dritën për titullin kampion

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit e uron Dritën për titullin kampion
Avatar photo Redaksia

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit uron FC Drita për shpalljen kampion në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në urim tutje thuhet:

EkoHigjiena

Ky sukses i madh është rezultat i punës, përkushtimit, profesionalizmit dhe vazhdimësisë së treguar gjatë gjithë sezonit. Ky titull nuk është vetëm krenari për klubin, por edhe për qytetin e Gjilanit dhe futbollin e rajonit tonë.

Urime futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve “Intelektualët” për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

I urojmë FC Dritës shumë suksese në sfidat e ardhshme dhe paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.