DYLON

Lidhja e Prizrenit ndër ngjarjet më të rëndësishme historike, ridëshmoi përkatësinë tonë dhe e vulosi orientimin tonë properëndimor

Lidhja e Prizrenit ndër ngjarjet më të rëndësishme historike, ridëshmoi përkatësinë tonë dhe e vulosi orientimin tonë properëndimor
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar njërën ndër ngjarjet më historike në 143 vjetorin e saj, Lidhjen e Prizrenit.

Presidentja Osmani ka thënë se ajo e ridëshmoi përkatësinë tonë dhe e vulosi orientimin tonë properëndimor.

EkoHigjiena

“Në kohën e përplasjeve të mëdha politike ndërkombëtare dhe të rrezikut për copëtim të trojeve shqiptare, patriotët tanë, të cilët kishin pikëpamje të qarta për zhvillimin e kombit, por edhe orientim të qartë properëndimor, e vulosën orientimin tonë politik dhe i dëshmuan edhe një herë rrënjët tona kulturore”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Lidhja e Prizrenit, 143-vjetori i së cilës u shënua sot, është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme historike. Ajo e ridëshmoi përkatësinë tonë dhe e vulosi orientimin tonë properëndimor. Në kohën e përplasjeve të mëdha politike ndërkombëtare dhe të rrezikut për copëtim të trojeve shqiptare, patriotët tanë, të cilët kishin pikëpamje të qarta për zhvillimin e kombit, por edhe orientim të qartë properëndimor, e vulosën orientimin tonë politik dhe i dëshmuan edhe një herë rrënjët tona kulturore. Ata dëshmuan se dashuria për vendin mund të shndërrohet në veprimtari të vyer politike e kuturore. Sot, ne i jemi mirënjohës veprimtarisë patriotike të Abdyl Frashërit, Imer Prizrenit e qindra atdhetarëve të tjerë dhe marrim shembull nga puna e tyre e pakursyer në shërbim të vendit e të kombit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.