(2LONLINE) – Edhe pak ditë na ndajnë nga fushata e rregullt para-zgjedhore dhe zyrtarizimi final për ditën e mbajtës së zgjedhjeve. Mirëpo tani e sa kohë, fryma elektorale ka filluar të trokas në mendjen e shumicës së qytetarëve anekënd Republikës së Kosovës. Ngado që ecim, flitet për partitë, liderin dhe besimin qytetar, se cila nga partitë dhe liderë e meriton këtë besim.
A duhet gjykuar drejtë dhe të analizojmë gjithë spektrin politik, vizionin dhe kuadrot e tyre përreth se cila parti u ofron qytetarëve jetë më të mirë dhe u’a largon barrierat atyre për punësim dhe fushëveprim sa më të madh ngado që ata kanë nevojë. Në qoftë se ndalemi në secilën parti, atëherë do të vërejmë konglamerat personalitetesh, vizionesh, e mendimesh.
Ta shikojmë dhe ilustrojmë LDK-në, apo Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sot, partia në fjalë, ka njerëz të drejtë përreth, mirëpo me liderin e saj, ajo nuk u ofron qytetarëve dhe nuk u jep shpresë për zhvillime më të favorshme për jetën e tyre, pasi që ende shumë prej tyre e rikujtojnë fushë veprimtarinë e tij, në të cilën diferencimet ideo-politike, dhe veprimtaria e tij në një ekip me pushtetarët serbë, kanë qenë jo-adekuate dhe aspak të këndshme për gjithë popullatën. E keqja është sepse reformimi në mendjen e tij ende nuk ka ndodhë, dhe kjo lë hapësirë që ne pak të shpresojmë, që me Isën në krye do bëhet mirë.
Tani, të ndalemi në partinë apo lëvizjen e Albin Kurtit. Parti revolucionare me plotë kuptimin e fjalës. Parti nga e cila është pritur shumë me themelimin e saj, dhe ende pritet në qoftë se ndryshohet diskursi retorik, dhe strategjia politike e tyre. Politika e tyre, është krijuar në një princip, “se vetëm ne jemi patriot dhe të dijshëm”. Përderisa nuk largohen dhe distancohen nga veprimet radikale, atëherë jo vetëm në Republikën e Kosovës, por askund në vendet e zhvilluara, kjo metodë politikë nuk do të gjejë dhe nuk ka gjet mbështetje. Gjithashtu duhet theksojmë edhe veprimet ku shpesh i kanë ndeshur shpatat më miqtë ndërkombëtarë e në veçanti me SHBA-të, duke i quajtur fuqi neo-kolonialiste, shtet i cili i mbështet qeveritë kriminale, duke pasur pretendime për t’i organizuar protestë mikeshës më të madhe të shqiptarëve Medllin Ollbrajt etj.
Rendi erdhi edhe te kryeministri i tanishëm, kryetari i PDK-së z. Hashim Thaçi. PDK është e njohur si trashëgimtare e vlerave të UÇK-së pas kohës së luftës. Sot, 14 vite pas, PDK mund të cilësohet edhe si parti e intelektualëve dhe profesionistëve të mirëfilltë. Gabimi i PDK-së gjatë qeverisjes së saj, është sepse ka vendosur njerëz jo adekuat në disa pozita udhëheqëse. Mirëpo, PDK dhe Thaçi si lider i saj, do të mbeten gjithmonë në histori për vendosjen e gurthemeleve të shtetit të Kosovës. Proceset më delikate dhe me rëndësi jetike në të cilën ka kaluar shteti i Kosovës, janë servuar nga duart, mendja, vizioni dhe guximi i Thaçit, dhe partisë së tij.
Sot, lirisht mund të themi që liderë me plotë kuptimin e fjalës është vetëm ai. Edhe anëtarët e subjekteve tjera kanë filluar haptas ta pranojnë që Thaçi është i pakontestueshem si lider. Ai hapi rrugë dhe u lehtësojë studentëve rrugën për arsimim. Gjithashtu ka shumë të arritura, mirëpo duhet theksuar rritja e pagave për gjitha kategoritë gjë që rregullojë mirë mirëqenien sociale të qytetarëve.
Në mungesë të alternativave më të mira, atëherë rruga e vetme është PDK dhe z. Hashim Thaçi. Kryeministrit i mbetet vetëm të fokusohet në rritje më të madhe dhe të qëndrueshme ekonomike, gjë që neve në fund do të na detyrojë ti themi “Faleminderit Xhorxh Uashingtoni i Kosovës”.
/Arbër ELEZI/