DYLON

Liderët aktual, të pinë kafe bashkë!

Avatar photo Redaksia

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka kundërshtuar pozicionet ekstreme të pozitës dhe opozitës ndaj krizës aktuale politike në vend. Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se palët duhet të lëvizin nga këto pozicione, të ulen dhe të bisedojnë për gjetjen e një zgjidhje.

“Nuk ka çelës më të mirë se këtë që po ua propozoj liderëve aktual, të pinë kafe bashkë, nuk është e thënë para kamerave”, ka thënë Daci.

EkoHigjiena

Ai ka deklaruar se është i zhgënjyer me sjelljen e pozitës dhe opozitës. Sipas tij, pozita dhe opozita po e çojnë vendin në drejtim shumë të gabuar. Daci ka thënë se koalicioni qeverisës në bazë të marrëveshjeve ka të drejtë dhe mund ta zgjedhë presidentin, qoftë edhe në sallën e improvizuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.